-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Fier, ka të plagosur

Kryesoret

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”, Fier.

Policia bën me dije se një 43-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit të tij dhe ka dalë jashtë rruge duke mbetur i plagosur shoferi si dhe pasagjeri një 37-vjeçar. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajmi në përditësim…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit