Presidenti ukrainas, Zelensky paralajmëroi nga Tirana se Vladimir Putin mund të përfitojë nga pauza në front dhe për të tërhequr vëmendjen të tentojë që të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
Çfarë këshille do jepni ju për liderët e Ballkanit dhe Europë që ajo që po ndodh në Ukrainë të mos përhapet në vendet e tjera?
Zelensky: Sa i përket këshillës, fakti që gjendemi këtu sot në një tryezë të gjithë bashkë, kemi shembuj historik të marrëdhënieve. Është një mënyrë për t’u mbrojtur, një rrugë drejt paqes, për rrjedhojë nuk është këshillë, por shembulli i duhur.
Ndoshta nuk është e thjeshtë për të gjithë ata që janë ulur rreth një tryeze, por ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve këtu aty, që vetëm përçajnë. Shtetet e Ballkanit duhet të jenë bashkë, Rusia do të bëjë gjithçka.
Rusia do të destabilizojë nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe mundësinë për të mbijetuar politikisht dhe do të përdorë taktika të tjera, të ushtrojë ndikim në ato vende ku mundet të përftojë suksese të menjëhershëm, vendet Balltike, Moldavia, vendet e Ballkanit, ku BRSS ka qenë i pranishëm.