Është vetëdorzuar në polici Perlat Merlika, personi mbrëmjen e djeshme plagosi me armë në kokë Artan Gogën.
Shkak i plagosjes është bërë një konflikt i çastit. Autori Perlat Merlika dhe i plagosuri Artan Goga kanë qenë bashkë në një lokal në lagjen Zim Zenel, ku pas një sherri gjatë një loje tavull, Merlika ka qëlluar me armë zjarri 57-vjeçarin.
Sapo kanë dalë nga lokali ai ka qëlluar dhe plumbi e ka kapur 57-vjeçarin në shpatull.