-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fier/ Makina përplas 80-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugon Fier-Lushnjë, ku siç bëhet me dije nga policia një automjet ka përplasur një 80-vjeçar i cili po lëvize me biçikletë.

I moshuari S.K. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendngjarje është një grup hetimor që po shqyrton rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volsëagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit