Ministrat e Jashtëm të 7 vendeve të BE i kanë drejtuar një letër Bashkimit Europian lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Letra ku bëhet thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit është firmosur nga ministrat e Jashtëm të Italisë, Çekisë, Austrisë, Kroacisë, Sllovakisë, Greqisë dhe Sllovenisë.
“Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë.
Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit” theksohet në letër mes të tjerave. Theksojmë se Greqia i vendosi veto Shqipërisë pak muaj më parë ne rrugen e integrimit per shkak te dosjes Beleri.