Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos i bëri apel politikës që të lërë pas kaosit në parlament dhe të ulet në tryezën e dialogut.
“Parlamenti është demokraci, demokracia është zemra e një kombi dhe duhet të kemi një debat konstruktiv në parlament.
Është e trishtë që Shqipëria muajt e fundit nuk ka pasur një jetë të shëndetshme parlamentare. I kërkoj të dyve partive të bëjnë maksimumin e tyre, të kemi një parlament siç duhet të jetë”, apeloi ambasadori.