-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk jemi gatitu’! Konjufca: BE nuk ka kompetencë të propozojë draft për Asociacionin

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ia preu shkurt Brukselit duke deklaruar se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kosova nuk duhet të qëndrojë “gatitu” që vetëm ta presë të gatshëm draftin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

BE-ja nuk e ka kompetencë t’i propozojë asociacion Kosovës. Është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së neve veç me na caktu, e kompetencë e jona veç me dërgu në Kushtetuese. Ndoshta Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një draft… Unë nuk mendoj që është kompetencë e BE-së me i propozu draft Kosovës.

Nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitu dhe veç me çu draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedurë, nuk shkruan askund, nuk është obligative për Kosovën. Obligative është vetëm marrëveshja e vitit 2013. Jemi në fazë krejt të re. Ne po presim që të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit.

E marrëveshja është pika e 7 edhe pse nuk përmendët por mund të kuptohet që ka lidhje me Asociacionin”, ka thënë Konjufca duke përfunduar se nëse marrëveshja është obligative 100% “nuk do të ketë qare pa e zbatu secili” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit