-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hiqen vizat me Azerbajxhanin, Rama: Qendër gazi në Vlorë

Kryesoret

Në Baku u firmos marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit. Marrëveshja u firmos nga zëvendësministri i jashtëm shqiptar Besart Kadia dhe homologu i tij azer Fariz Rzayev. Kjo marrëveshje hap mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë samit, kryeministri Rama është shprehur se synohet që të ndërtohet një qendër e gazit natyror në Vlorë në bashkëpunim me partnerët.

“Po kërkojmë të ecim para drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe e kemi nisur këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në historinë tonë na ishte privuar. E vlerësojmë shumë këtë kapitull të ri në procesin tonë të zhvillimit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpunimit me TAP-in, në bashkëveprim me partnerët tanë, synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në jug të Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Rama me charter në Baku, Paloka: Duhet të shkarkohet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit