Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident te zona e “Brrylit” në Tiranë por fatmirësisht pa viktima.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar duke u përplasur me pemën dhe duke shkatërruar kangjellat e vendosura anë rrugës.
Ndërkohë, automjeti tjetër ka ngelur në mes të rrugës. Dyshohet paraprakisht që shkak është bërë shkelja e semaforit nga njëri prej mjeteve, që ka shkaktuar përplasjen e fortë.