-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kritikat e Kurtit për drejtësinë/ SHBA: Është fruestruese dhe ofenduese

Kryesoret

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi sot se puna e prokurorëve është jetike për sistemin e drejtësisë, shoqërinë në përgjithësi por edhe të ardhmen e Kosovës.

Hovenier përmendi kritikat që bëhen ndaj prokurorëve për punën e tyre, përfshirë edhe nga Qeveria, ku tha se është i bindur që për prokurorët është fruestruese e edhe ofenduese që të përballen me kritika për punën e tyre, raporton Express.

“Prandaj edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme në sistemin e drejtësisë penale të Kosovës, është e pritshme që të kritikoheni për punën tuaj, veçanarisht nga ata që nuk janë të familjarizuar me procedurat, praktikat ligjore, që janë hartuar për të siguruar trajtim të barabartë sipas ligjit, dëshmive dhe standardeve tjera ligjore.

Jam i bindur që është fruestruese, nganjëherë është edhe ofenduese që të përballeni me kritika për shkak të punës që e beni, që e bëni punën mirë, jo vetëm nga publiku por edhe nga udhëheqësit e degëve tjera të qeverisë, që poashtu kanë përgjegjësi për të mbrojtur sundimin e ligjit në Kosovë dhe qeverisjen e mirë”, tha Hovenier.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit