-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon presioni i Erdoganit/ Bujar Spahiu mbetet në krye të KMSH

Kryesoret

Bujar Spahiu zgjidhet edhe për pesë vite të tjerë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.  Përballë tij ishin Eduard Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, myfti i Beratit. Spahiu mori mandatin e dytë me 82 vota të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Ju sot më keni ngarkuar me një përgjegjësi edhe më të rëndë se ajo e pesë viteve më parë. Pritshmëritë tuaja karshi meje, tregon se mbeten edhe më të larta. Zot na mundëso një përfundim të mirë” ishin fjalët e tij të para pas rizgjedhjes.

Por jashtë Medresesë së Tiranës u zhvillua një protestë. Një grup besimtarësh akuzuan se KMSH është e kapur nga gylenistët, sikur i cilësoi Turqia zyrtare, që pavarësisht thirrjeve dështoi.

Spahiu kishte një përgjigje. “Do të ndjek rrugën ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit urrejtje ndaj besimtarëve. Ne kemi qenë faktor stabiliteti. Kemi ruajtur dhe do të ruajmë këtë traditë” tha ai.

Rizgjedhja e tij do të thotë se xhamia e Namazgjasë do të jetë sërish peng dhe fati i saj se kur do të hapet ende nuk dihet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit