-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KMSH i reziston Erdoganit/ Protesta: Gylenistët, puç në Shqipëri

Kryesoret

Bujar Spahiu u rizgjodh kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Me 82 vota, Spahiu fitoi zgjedhjet kundër Eduard Shefkiut, Administrator i Myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathajt, Myfti i Beratit. Ky është mandati i dytë për Spahiun, i cili u zgjodh për herë të parë më 2 mars të vitit 2019.

Një grup myslimanësh protestuan jashtë Medresesë së Tiranës. Akuzon se KMSH është kapur nga gylenistët. Paralajmëruan shtetin dhe i kërkuan që të veprojë. “Organizata FETO është okulte, fetare, mesianike, që besojnë se janë njerëz të frymëzuar nga Zoti për të ndryshuar botën dhe merr rolin e një mesie.

Ka shtrirë infrastrukturën. Ata janë politik dhe janë futur përmes infiltrimit dhe kapjes së institucioneve politike dhe Kushtetuese. Sikur bënë në Turqi që çoi në puç. Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe në Shqipëri, jo në atë mënyrë por mund ta bëjnë. Kjo cështje kërkon vullnet politik.

Zgjedhjet ishin teatër sikur që folëm përpara u realizua dhe vërtetua. Bujar Spahiu u zgjodh si zgjedhjet në komunizëm. Gjithçka do të ndiqet në gjykatë. Jo për këtë votim, sepse aty brenda është një parlament i formuar. Por në gjykatë do të ndiqen manipulimet me zgjedhjen e këshillave të Myftinive” thanë disa prej tyre.

Por me xhaminë e Namazgjasë cfarë do të bëhet, pasi Erdogan nuk pranon të japë çelësat pa larguar sikur kërkon ai gylenistët nga KMSH? “Shpresoj të gjendet një lloj zgjidhje me fondacione apo shoqata dhe përgjithësisht administrohen nga ata që i kanë ndërtuar” thanë ata.

Dështon presioni i Erdoganit/ Bujar Spahiu mbetet në krye të KMSH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit