Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesave për dorëheqje të artikuluara nga drejtues të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, e cila ka zhvilluar protesta prej më shumë se 28 ditësh.
Në reagimin e tij, Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra, duke theksuar se mandati i tij lidhet me një kontratë politike me qytetarët deri në vitin 2029.
“Jo (nuk e jap dorëheqjen). Unë jam i lidhur me një kontratë me tjetër kënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029”, deklaroi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se nuk i identifikon protestuesit me organizatorët që, sipas tij, qëndrojnë pas saj, duke theksuar se do të vijojë të adresojë shqetësimet e qytetarëve.









