“Dy vjet më parë, mendoj se kam qenë pikërisht në këtë vend dhe kam kërkuar, kam bërë thirrje që Këshilli Prokurorial i Kosovës të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në merita për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit. Po e përsëris këtë kërkesë sërish dhe me keqardhje që po e bëj dy vite më pas”, tha ambasadori amerikan Hovenier.
“Kjo zgjidhje e përkohshme me ushtrues detyre nuk duhet të stërzgjatet. Situata aktuale po ndikon negativisht në sistemin prokurorial dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij për të garantuar vendosjen e funksioneve të nevojshme menaxhuese”, tha zoti Szunyog.
Në tetor të vitit të kaluar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e miratoi zgjedhjen e Blerim Isufajt në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të siç tha atë kohë “disa shkeljeve ligjore” ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës i hodhi poshtë arsyetimet e presidentes si të pabazuara dhe tendencioze. Blerim Isufaj ishte përzgjedhur kandidat për të udhëhequr Kryeprokurorinë e Shtetit nga Këshilli Prokurial dhe ishte në pritje të miratimit që nga muaji prill i vitit 2022./VOA