-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet baza e NATO-s, avionët luftarakë forcë dhe spektakël mbi Kuçovë

Kryesoret

Spektakël në qiell dhe një sinjal force nga Kuçova me hapjen e bazës së re që u zyrtarizua ditën e sotme me një ceremoni ku ishin të ftuar personalitete të shumta. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

6 avionë EuroFighter F-2000 italianë janë ulur në bazën ajrore të Kuçovës duke dhuruar spektakël gjatë uljes në pistë. Hapjen e bazës së re të aleancës, kreu i qeverisë e cilësoi si një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, i cili nuk mbetet i parrezikuar nga kërcënimet ruse.

“Jetojmë në një epokë tjetër dhe Shqipëria ndodhet në anën tjetër duke mirëpritur me krenari aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë e cila është në radhë të parë një aleancë vlerash në mbrojtje të paqes. Jam i lumtur që një punë e nisur prej kohësh arriti të përfundojë, dhe sot me ne janë plot miq e partnerë që do të doja t’i falënderoja në mënyrë të posaçme. Kjo bazë është e transformuar dhe e gatshme me një rëndësi që i kalon kufijtë e Shqipërisë.

Është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, i cili është një rajon, jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti, pjesë e ripërtëritjes së flotës sonë ajrore. Dy helikopterët e rinj dhe dronët janë pjesë e një rritje që do të vazhdojë. Falënderoj të gjithë banorët e zonës për durimin që kanë treguar gjatë rehabilitimit të kësaj baze”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit