-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qefalia dhe Kulluri përplasen në studio: Në kohën tuaj ushtria s’kishte as karburant!

Kryesoret

Deputeti Xhemal Qefalia i është përgjigjur deklaratave të analistit Edvin Kulluri, i cili më herët deklaroi se baza e Kuçovës është një investim i mirë por po përdoret për propagandë. Sipas tij në këto 11 vite qeveria nuk ka bërë investime në 2 kapacitete si mbrojtja civile si dhe forcat tokësore ushtarake.

Deputeti Xhemla Qefalia iu përgjigj duke thënë se po të bësh krahasime me kohën kur qeveriste PD me kohën e tanishme, në bazat ushtarake kullosnin delet ndërsa tani ka kolonel dhe avionë ushtarak.

“Të bësh krahasimin e një epoke kur drejtonte PD me epokën e tanishme, në kohën e PD në bazë kullosnin dele ndërsa tani ka avion dhe helikopterë, ka përfaqësues të NATO-s të flasësh për kontributin që ka bërë qoftë në rritjen e prodhimit të brendshëm dhe trajnimin dhe rritjen e rrogave të ushtarakëve, rrogat u janë dyfishuar. Të flasësh për diferencën e kohës së sundimit të PD me kohën e tanishme është mëse e dukshme. Të flasësh për armatosjet që janë bërë kohëve të fundit shifrat janë të qarta” u shpreh deputeti.

Më tej ai iu drejtuar Klullirit duke i thënë se: Juve i latë dhe i boshatisët të gjitha rezervat e ushtrisë, nuk kishte karburant. E them sepse morëm pushtetin në 2013-tën kur forcat e armatosura ishin të degraduara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit