Më datën 1 mars ndodhi një shpërthim shumë i madh në Lushnjë në një magazinë.
Shpërthimi përveç dëmeve materiale solli mori dhe 2 jetë njerëzish duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, një ndër ta edhe deputeti Bujar Çela.
Është zbardhur dosja e plotë e ngjarjes ku në të cilën thuhet se magazina është në pronësinë e deputetit Bujar Çela.
Sipas dosjes ambienti në pronësi të deputetit Çela shfrytëzohej edhe nga shtetasit, Shaqir Kasapi dhe Saimir Korreshi.
“Nga kqyrja vihet re se ne ambientin e perbashket ne anen veriperndimore gjendet magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, po kete ane verilindore gjendet magazine ne perdorim nga shtetasi Shaqir Kasapi dhe ne anen veri-lindore gjendet magaizna ne perdorim nga shtetasi Saimir Korreshi,” thuhet në dosje.