Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs më 1 janar kundër vendimit të SPAK që i ka sekuestruar telefonin.
Kërkesë e hedhur poshtë më 4 janar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm që e konsideron kërkesën e deputetes të pabazuar në ligj dhe në prova.
Telefoni i deputetes mësohet se është sekuestruar pas kontrolleve të kryera ndaj disa personave të pyetur në dosjen Meta-Kryemadhi, tashmë të bashkuar në një procedim të vetëm prej një viti.
SPAK dhe gjykata ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrjedhën e hetimeve por tashmë është publike se mbi çiftin e deputetëve janë duke u proceduar dy hetime.
Për pastrim parash dhe për korrupsion.