-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kazino brenda lokalit, menaxheri në pranga, pronari në arrati

Kryesoret

Një lokal në qytetin e Fierit u zbulua se ishte përshtatur me makineri dhe të gjitha kushtet për të luajtur lojëra fati. Si rezultat në pranga ka përfunduar menaxheri i lokalit F.P., 37-vjeç, i cili u kap brenda ambienteve të biznesit. Po ashtu është shpallur në kërkim pronari i lokalit A.K., 47-vjeç.

“Zbulohet një ambient i veçuar në një lokal në lagjen “Liri”, i përshtatur me makineta, celularë dhe pajisje të tjera, për lojëra fati të ndryshme.

Sekuestrohen 3 makineta të markës “Apex”, 4 dekoderë me kanale televizive që transmetonin lojëra, 1 laptop dhe 2 celularë.

Në vijim të veprimeve procedurale u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi F. P., 37 vjeç, banues në Fier, menaxher në këtë lokal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 47 vjeç, banues në Fier, pronar i lokalit. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit