“Nga përvoja ime personale, kam patur një afrim jo profesional nga ana e shefit, që u bë në formë ngacmimi me fjalë, me disa komplimente që nuk ishin të thjeshta. Ai donte të shprehte diçka më shumë. Sa vinte bëhej më konkret derisa një ditë më tha -sot do rrimë këtu në punë bashkë të pimë një shishe verë të festojmë- për diçka pa lidhje. Nuk kam mundësi të rri i thashë, do vazhdoj. U ndjeva shumë në siklet”- u shpreh Albana ( emër jo i vërtetë), që vendosi të ndajë me zërin e Amerikës përvojën e saj të ngacmimit seksual në punë.
Por eksperienca e Albanës nuk është një rast i veçuar.
Një studim i fundit i organizatës “Together for life”, mbi ngacmimet seksuale në vendin e punës ngre në një nivel të ri diskutimet mbi këtë fenomen të përhapur dhe pak të denoncuar në Shqipëri. Studimi shtrihet në sektorin publik dhe atë privat dhe përfshin si gratë ashtu dhe burrat. Sipas gjetjeve kryesore, afro 60% e të anketuarve mendojnë se ngacmimet seksuale në punë janë një shqetësim serioz. 11% e tyre thonë se në dy vitet e fundit kanë përjetuar një ngacmim seksual në vendin e punës, ndërsa 19% gjatë gjithë jetës, nga të cilët dy herë më shumë janë gra. Krahasuar me vendet europiane shifra është dy herë me e lartë në dy vitet e fundit. Një prej konstatimeve më shqetësuese të studimit në fjalë lidhet me nivelin e ulët të denoncimeve./VOA
Lexoni KËTU shkrimin e plotë