-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Super e Marta’, amerikanët votojnë sot kandidatët e tyre për president

Kryesoret

Amerikanët do t’u drejtohen të martën kutive të votimit në gjashtëmbëdhjetë shtete për të zgjedhur kandidatin zyrtar për president të partive të tyre politike. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, gjatë fundjavës kandidatët shtuan kritikat ndaj rivalëve dhe paraqitën për votuesit përparësitë e tyre.

Votuesit në pesëmbëdhjetë shtete dhe në Samoan Amerikane do t’u drejtohen kutive të votimit të martën, për të zgjedhur kandidatin zyrtar të partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Presidenti demokrat Joe Biden dhe pararendësi i tij republikan ish presidenti Donald Trump pritet t’i afrohen më shumë marrjes së emërimit si kandidatët zyrtarë të partive të tyre.

Ish ambasadorja në OKB, Nikki Haley, e cila po sfidon zotin Trump brenda Partisë Republikane, shënoi fitoren e parë ndaj tij, duke fituar në kryeqytetin e vendit, Uashington D.C. Ajo i tha të dielën kanalit televiziv NBC se do të vazhdojë në garë për sa kohë që votuesit do ta dëshirojnë këtë.

Emigracioni është gjithashtu ndër çështjet që ish presidenti Trump zgjodhi përpara Super të Martës.

Presidenti Biden, i cili vizitoi Teksasin javën e kaluar, e akuzoi zotin Trump se bllokoi një projektligj dypartiak për sigurinë e kufirit. Zonja e parë, Jill Biden solli në dritë një tjetër tematikë që ajo thotë se duhet të marrë vëmendjen e votuesve: të drejtat e grave për riprodhimin.

Presidenti Biden e ka pothuajse të garantuar se do të jetë kandidati zyrtar demokrat. Në anën republikane, zoti Trump duhet të fitojë të paktën 1215 delegatë për të siguruar emërimin nga partia./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit