-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Lider nuk të bën karrigia, PD është vjedhur padrejtësisht

Kryesoret

Jozefina Topalli ka folur për mediat jashtë ambienteve të selisë së Rithemelimit, ku ka folur për situatën aktuale të opozitës dhe të Partisë Demokratike.

Topalli dha qëndrimin e saj duke thënë që nuk është normale të njohësh kryetarin e partisë. Ajo theksoi se çdo opozitar duhet të reagojë ndaj shkeljes së demokracisë dhe ligjit duke shtuar se PD-së i është vjedhur vula, emri si dhe është burgosur pa akuzë kryetari i opozitës, ku i referohet Berishës. Topalli shtoi se këtë çështje është duke e ndjekur një gjyqtare e dënuar për korrupsion.

“Nuk jam dakord me kryetarin e partisë por nuk më duket normale të mos njohësh kryetarin e partisë. Ajo që është normale për çdo opozitar është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi kushtetues për të parë vendin e vet që të vibroj përmes mekanizmave demokratik. Në këtë secili gjen zgjidhjet e veta duhet t fokusohemi në pikat kryesore.

Jemi një parti që na është vjedh emrin që na kanë vjedh vulën me kryetarin e opozitës në arrest po akuzë nga një gjyqtare e dënuar për korrupsion dhe e dënuar për të mos lëvizur në vende të tjera të BE-së.”

Jozefina topalli gjithashtu shtoi se “nuk të bënë karrigia as lider as të besueshëm, vendimet që merr, qëndrimi dhe mbrojtja e parimeve dhe vlerave themelore në të cilat ne besojmë.

Nuk duhet të harrojmë se në këtë moment që po flasim ne kemi humbur 12 vite jetë dhe janë shumë ndaj duhet të reagojmë menjëherë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit