-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cameron Diaz i rikthehet kinemasë pas 10 vitesh

Kryesoret

Cameron Diaz po planifikon rikthimin e saj në ekranin e madh, 10 vjet pas “Anie “, filmi i fundit në të cilin ajo mori pjesë.

Aktorja është në bisedimet përfundimtare për të luajtur në komedinë e errët të Apple Original Films, Outcome, sëbashku me Jonah Hill dhe Keanu Reeves.

Drejtuar nga Hill dhe shkruar me Ezra Woods, Outcome fokusohet në historinë e Reef “një yll i dëmtuar i Hollivudit, i cili duhet të përballet me të kaluarën dhe demonët e tij dhe të korrigjohet pasi shantazhohet nga një videoklip misterioz”.

 

Në vitin 2018, aktorja u tërhoq nga Hollywood dhe u angazhua në aktivitete të tjera të ndryshme si publikimi i dy librave për shëndetin dhe mirëqenien, ‘The Body Book’ dhe ‘The Longevity Book’ ndërsa në vitin 2020 themeloi një kompani vere organike me sipërmarrësen Kathryn Power.

Por ajo duket se ka ndryshuar mendim dhe po i rikthehet aktrimit pasi luajti në komedinë e aksionit të Netflix ‘Back in Action’ me Jamie Foxx, raporton Variety.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit