-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Plas’ kontrabanda në Portin e Durrësit! Verë, veshje dhe mijëra euro

Kryesoret

Dy raste të mosdeklarimit të mallrave dhe të ardhurave janë goditur ditën e sotme në Portin e Durrësit. Siç njofton policia u sekuestruan plotë 53.600 euro, 133 shishe verë si dhe veshje e celularë. Të gjitha këto u gjetën brenda dy automjeteve.

Në pranga ka përfunduar Gjon Gjoni si dhe janë proceduar penalisht Ervin Qiro dhe Emond Koçeku, drejtuesit e mjeteve ku u gjetën mallrat.

Sekuestrohen 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë.

“Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, drejtues të automjeteve ku u gjetën paratë dhe mallrat.

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët e Autoritetit Doganor, evidentuan dhe goditën 2 raste të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në këtë pikë të kalimit kufitar.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit