-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hollywood në zi, ndërron jetë aktori i njohur

Kryesoret

Është ndarë nga nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori, Mark Margolis.

Ai mori një famë të madhe me rolet e tij në serialet e njohur “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”.

83-vjeçari dha frymën e fundit në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork pas një sëmundjeje.

Lajmin e ka bërë të ditur djali dhe aktori i tij, Morgan Margolis por nuk ka dhënë detaje të tjera për sëmundjen e të atit.

Mark Margolis hapat e parë në fushën e aktrimit i hodhi në moshën 14-vjeçare, kur ndoqi mësimet e para. Më pas studioi në The Actors Studio.

Ai bëri debutimin e tij në ekran në ‘X-rated The Opening of Misty Beethoven’ në 1976, e ndjekur nga role të vogla në ‘Going in Style’, ‘De Palma’s Dressed to Kill’ dhe ‘Arthur’.

Ai u shfaq gjithashtu në filmat The Cotton Club, The Secret of My Success, 1492: Conquest of Paradise, I Shot Andy Warhol, Absolute Power, The Thomas Crown Affair, Fund of Days, The Tailor of Panama, Hardball, Gone Baby Gone, Defiance dhe Stand Up Guys.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit