Një shtëpi private u përfshi nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, një ngjarje e cila përfundoi me një tragjedi. Sipas asaj që raportohet si pasojë e flakëve humbi jetën një person i cili mësohet se ishte i paralizuar dhe kishte mbetur i bllokuar brenda në banesë.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa mësohet se shtëpia është e vjetër dhe momentalisht është e gjitha e përfshirë nga zjarri.