Uniformat blu kanë reaguar në lidhje me plagosjen e rëndë në Qukas të Lushnjës mëngjesin e sotëm ku dy vëllezër plagosën njëri tjetrin pas një sherri për pronën.
Policia bën me dije se H.Musai, pas një sherri për pronën ka goditur me sëpatë vëllanë e tij N.Musai 77 vjeç. Ky i fundit pasi është plagosur ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj të vëllait të tij.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i polcisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.