-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja me armë në Lezhë/ 54-vjeçari qëllohet sapo lë fëmijët në shkollë

Kryesoret

Agron Puka, 54-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë. Informacionet e fundit bëjnë me dije se atij i është zënë pritë sapo ka lënë fëmijët në shkollën e fshatit Rrile, ai është qëlluar në krah ndërkohë që ishte duke lëvizur me makinë.

Puka për momentin ndodhet në gjendje të rëndë në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat apo motivet e ngjarjes mbeten ende mister.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia e cila raporton se autori është ende i paidentifikuar.

‘Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën)” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit