Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi denoncoi votimin e rendit të ditës në seancën e sotme. Ai tha se ligjet, mes tyre ndryshimet, shtyrja e atij të investimeve strategjike kaloi pa kuorum dhe për këtë i bëri thirrje Presidentit që ta kthejë. Tha se nga ligji i investimeve strategjikë përfitojnë pesë oligarkë dhe tre kriminelë.
“Besoj që edhe sot e patë në një seancë ku edhe pse nuk kishte kuorum për votim, rregullorja e përcakton që duhet të kenë votuar pro për prezencën së paku 71 deputetë. Deklarohet se janë 68 deputetë dhe kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin e investimeve strategjike.
Sot në drejtimin e seancës nuk ishte Ermonela Felaj, por përfaqësuesja e pesë oligarkëve dhe tre grupeve kriminale që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Dua të deklaroj se sipas rregullores asnjë nga aktet ligjore nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht.
Sipas rregullores së Kuvendit dhe Kushtetueses, neni 55, mund ta lexoni, thuhet se për efekt të kuorumit llogariten vetëm deputetët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit, pavarësisht sa janë në sallë.
Në votim e deklaroi edhe vetë, morën pjesën 68 deputetë, por për votim duhet të jenë 71 deputetë. Kur falsifikojnë në mënyrë kaq brutale imagjinoni cfarë u bëjnë parave të buxhetit të shtetit.
Presidenti duhet të jetë dhe justifikojë rrogën e tij, është një nga procedurat që kryen në verifikim dhe ne po presim që të shprehet njëherë për ligjin e zonave të mbrojtura dhe në paketë të kthejë ligjet që nuk u miratuan sot.
PD është e bashkuar ashtu si grupi i PD-së, tani kemi një detyrë dhe përgjegjësi të forcojmë partinë gati për zgjedhje dhe fituese” tha ai.