Brenda ditës së sotme Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i quajtur dhe si “Baroni i drogës” do të ekstradohet nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Ekstradimi i tij do të bëhet bazuar në një vendimmarrje të 11 janarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj të Kosovës.
Kërkesa për ekstradimin e Çelës bazohet në një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të tetorit të vitit të kaluar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”