-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kuvendi është kthyer në noter të Ramës”! Meta: Opozita të vazhdojë aksionin e saj

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme. I pyetur për situatën e tensionuar në Kuvend dhe si e sheh ai sjelljen e opozitës, Meta u shpreh se qëndron në anën e tyre.

Sipas Metës Kuvendi sot tregoj se shërben vetëm si një noter i qeverisë dhe i Edi Ramës, dhe se nëse situata vazhdon kështu opozita duhet të vazhdojë me aksionin e saj të mos bindjes.

“Nuk ka konstatim më të saktë të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet Kuvendi i Shqipërisë që sot ekziston vetëm si një noter i veprimeve të njëanshme dhe arbitrare të qeverisë dhe Ramës.

Së dyti është e qartë se në themel të gjithë kësaj qëndron përjashtimi i opozitës dhe detyrimisht është detyra e mazhorancës ose të reflektoj për të garantuar të drejtat e opozitës. Nëse kjo nuk ndodh opozita të vazhdojë aksionin e saj deri në kthimin e plotë të Kuvendit në normalitet dhe në kontroll të plotë të ekzekutivit që është dhe detyra kryesore e tij” u shpreh Meta.

I pyetur dhe në lidhje me proktligjin për “investitorët strategjikë” kreu i Paritsë së Lirisë u shpreh se nuk është një ligj për të pasuruar vendin, por për ta vjedhur atë nga personat e zgjedhur nga Rama.

“Sa i takon ligjit të sotëm është e qartë që çdo ndryshim nuk bëhet me interes të investimev strategjike por të investitorëve të përzgjedhur nga qeveria dhe kryeministri. Janë investime që nuk synojnë zhvillimin dhe pasurimin e vendit, por vjedhjen me ligje të posaçme të pasurive të resurseve të vendit” deklaroi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit