Arsenali arriti një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Brentford në një përballje teje të luftuar nga të dy ekipet.
Tre pikë të cilat do të thonë shumë për ekipin e Artetas pasi sheh veten në krye të Premier League, të paktën deri në pritje çfarë do të bëjë Liverpooli.
‘Topçinjtë’ bën gjithçka mirë që në fillimin e lojës, në minutën e 19-të ishte Rice i cili zhbllokoi shifrat.
Një tre pikësh i cili u duk i lehtë, madje pritej një goleadë nga tifozët siç ka rezultuar në ndeshjet e fundit, por rezultoi e kundërta.
Në shtesën e pjesës së parë, portieri i Gooners, Ramsdale në përpjekje për të larguar topin gabon, aty përfitoi Wissa i cili vendosi ekuilibrat.
Në pjesën e dytë u luajt me një portë, por mysafirët dukeshin të pathyeshëm. Heroi i skuadrës së Artetas ishte Havertz, në minutën e 86-të.
Një fitore e cila çon Arsenalin në kuotën e 64 pikëve dhe në krye të Premier League, triumf i cili mund të shtojë dhe më shumë presionin ndaj Liverpoolit i cili ka një ndeshje më shumë për të luajtur.