-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapja e bazës në Kuçovë dhe polemikat e Greqisë, reagon Ministria e Mbrojtjes

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha të shtunën se ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias refuzoi një ftesë për hapjen e një baze ajrore të rinovuar të NATO-s në Kuçovë në fillim të marsit, duke hedhur poshtë një raport të shtypit se zyrtari grek ishte injoruar.

Lajmi për mos marrjen e një ftese nga ana e palës greke është shpërndarë nga media “Kathimerini” e cila bazuar në burimet e saj ka raportuar se ministri i Mbrojtjes greke, Nikos Dendias nuk u ftua për ceremoninë hapëse në 4 mars.

Po e njëjta media ka raportuar më pas dhe reagimin e ministrit. Në njoftimin e tij Dendias shpjegon se “Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një nivel shumë të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë të përkushtuar të NATO-s.

Jemi mirënjohës ndaj Greqisë (dhe Italisë) që për vite me radhë kanë kryer Policimin Ajror për vendin tonë.

Me të njëjtën qëllim, më 29 janar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për të bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri, që përkonte në të njëjtën kohë me ceremoninë e inagurimit të Bazës Taktike Ajrore të Kuçovës.

Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit.

Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni.

Jemi të keqardhur për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë dhe që nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit