Pas takimit në Shkodër me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, ku theksoi se në këtë takim është bërë një analizë e qeverisjes në disa sektorë.
Ai tha se Shqipëria a ende sfida të shumta për të ecur përpara ku nënvizoi se të gjithë duhet të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi pasi kjo sipas tij është një proces që kërkon angazhim nga të gjithë dhe jo vetëm nga qeveria.
“Diskutuam për tema të rëndësishme që përbëjnë edhe pikat e rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE. Është një proces që kërkon angazhim dhe rezultate nga të gjithë, jo thjesht nga qeveria. Sepse nuk integrohet qeveria në BE , por Shqipëria” deklaroi ai.