-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U fut në borxhe për të vajtur në Britani, shqiptari kapet brenda ‘shtëpisë së barit’

Kryesoret

Me 15 muaj burg është dënuar një 33-vjeçar shqiptar, i cili u kap brenda një shtëpie bari në Angli.

33-vejeçari është identifikuar si Sajmir Hoxha, ai u vu në pranga brenda shtëpisë së barit e cila sipas asaj që raportohet përmbante më shumë se 70 rrënjë kanabisi.

Shtëpia e barit ishte e ndarë në 6 dhoma, ku dhe ishin kultivuar bimët e kanabisit, me vlerë rreth 1000 paund secila.

Sipas “Birmingham Live“, Hoxha kishte tentuar t’u arratisej forcave të policisë në momentin që ata kishin trokitur tek dera, por pa sukses.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Hoxha kishte disa kohë që punonte në këtë ambient dhe do përfitonte 5 mijë euro. Ai është shprehur se këto para i shërbenin për të paguar paratë me të cilat kishte mbërritur në Britani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit