-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qipro/ Niset sot dërgesa e parë humanitare drejt Gazës

Kryesoret

Në portin Larnaka në Qipro, po ngarkohet sot ndihma humanitare për Gazën, në anijen e një organizate bamirëse spanjolle, në atë që pritet të jetë dërgesa e parë përmes një korridori detar mes Qipros e Gazës.

Të premten, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se korridori detar mund të fillojë të jetë funksional, në kuadër të përshpejtimit të përpjekjeve perëndimore për të lehtësuar krizën humanitare në rajonin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Anija “Open Arms” pritet të niset për në Gazë këtë të shtunë.

“Ekipet e World Central Kitchen janë në Qipro duke ngarkuar paleta me ndihma humanitare në një anije që do të niset për në veri të Gazës,” tha organizata bamirëse përmes një deklarate të premten.

Në fjalimin e tij për gjendjen në vend të enjten, Presidenti Joe Biden njoftoi se i kishte kërkuar ushtrisë amerikane të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Rripit të Gazës.

Pentagoni tha të premten se për ndërtimin e portit të përkohshëm mund të duhen 60 ditë kohë dhe mund të jetë e nevojshme që për këtë të përshihen 1 mijë anëtarë të personelit amerikan./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit