24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar me burg dhe në kërkim, kapet në Spanjë ‘fermeri’ shqiptar i kanabisit

Kryesoret

Në një bashkëpunim midis policisë shqiptare dhe asaj spanjolle ka rënë në pranga një 34-vjeçar Lutfi Xeka, i arrestuar pikërisht në Spanjë.

Uniformat blu bëjnë me dijet se 34-vejçari ishte i dënuar me 4 vite burg në Shqipëri, kjo pasi ai rezulton bashkëpunëtor i 3 rasteve të kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2019.

Njoftimi i policisë:

I dënuar me 4 vjet burgim, si bashkautor i 3 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, të kryera gjatë vitit 2019, vihet në pranga 34-vjeçari.

Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Lutfi Xeka, në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa.

Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019.

Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit