-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ Vranë gjakun e tyre për aferat e drogës, në pranga një 23-vjeçar shqiptar, 3 në kërkim

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Frosinones në Itali qe dëshmitarë i një lufte bandash.

Një grup prej 4 shqiptarësh u konfliktua me një grup tjetër personash, fillimisht të raportuar si marokenë. Një sherr me tone të larta që agravoi deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë 2 të rinj shqiptar humbën jetën.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptarët kanë qenë në një kafeteri kur një makina ka ndaluar pranë tyre, në fillim debati dhe më pas gjaku mbuloi rrugët e qytetit.

Shkon në dy numri i shqiptarëve të vrarë në Itali

Njëri prej të rinjve shqiptarë 27-vjeç humbi jetën në vendin e ngjarjes, një plumb në qafë e la të shtrirë në tokë aty ku dha dhe frymën e fundit, tjetri pavarësish përpjekjeve të mjekëve ndërroj jetë disa orë më vonë në spital.

Pista e cila po heton policia italiane është lufta mes bandave për kontrollin e zonës në trafikun e drogës dhe prostitucionit, ndërsa së fundmi bëhet me dije se në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar, shqiptar.

Ideja e policisë është e qartë, shqiptarët u vranë mes tyre për çështje droge.

Sipas hetuesve, i arrestuari ka vepruar me tre bashkëpunëtorë të tjerë, duke vënë në shënjestër 4 bashkatdhetarë që ndodheshin në atë moment në lokalin Shake.

I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

Ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Itali, policia: ‘Thikë mbas shpine’ nga vetë shqiptarët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit