-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Itali, policia: ‘Thikë mbas shpine’ nga vetë shqiptarët

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Frosinones në Itali qe dëshmitarë i një lufte bandash.

Një grup prej 4 shqiptarësh u konfliktua me një grup tjetër personash, fillimisht të raportuar si marokenë. Një sherr me tone të larta që agravoi deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë 2 të rinj shqiptar humbën jetën.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptarët kanë qenë në një kafeteri kur një makina ka ndaluar pranë tyre, në fillim debati dhe më pas gjaku mbuloi rrugët e qytetit.

Njëri prej të rinjve shqiptarë 27-vjeç humbi jetën në vendin e ngjarjes, një plumb në qafë e la të shtrirë në tokë aty ku dha dhe frymën e fundit, tjetri pavarësish përpjekjeve të mjekëve ndërroj jetë disa orë më vonë në spital.

Pista e cila po heton policia italiane është lufta mes bandave për kontrollin e zonës në trafikun e drogës dhe prostitucionit, ndërsa së fundmi bëhet me dije se në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar, shqiptar.

Ideja e policisë është e qartë, shqiptarët u vranë mes tyre për çështje droge.

Sipas hetuesve, i arrestuari ka vepruar me tre bashkëpunëtorë të tjerë, duke vënë në shënjestër pesë bashkatdhetarë që ndodheshin në atë moment në lokalin Shake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit