-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ngrin’ Anglia, Liverpool dhe Manchester City përballen për kreun e Premier League

Kryesoret

Një ndeshje e gjitha për tu ndjekur është ajo e ditës së sotme në Premier League midis Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Dy ekipe të cilat në vitet e fundit, në shumicën e rasteve janë paraqitur si pretendentet e vetme për të fituar trofeun aq të lakmuar. Një rivalitet i cili i ka parë gjithnjë afër njëri tjetrit në renditje, Manchester City më shpesh në krye dhe Liverpooli në një ndjekje ‘këmba këmbës’. Pikërisht ky fakt mund të bëjë që “The Reds” të kërkojnë një fitore me çdo kusht në këtë përballje, pasi këtë herë është City ai që ndjek në renditje.

Vetëm një pik ndan 2 gjigandët e Premier League, Liverpooli në vendin e dytë me 63 pik dhe City në të tretin me 62. Të dyja momentalisht pas Arsenalit kryesues i cili me një ndeshje më shumë të luajtur shpreson në një barazim të dy kundërshtarëve direkt.

Manchester City shihet si favorit në këtë përballje, organika më e kompletuar, në 6 sezone 5 her ka fituar kampionatin, në të cilin vetëm në sezonin 2019-2020, Liverpooli ka mundur ti rrëmbejë kurorën.

Por nëse flitet për statistikat, City ka fituar ndeshjen e fundit në “Anfield” në vitin e largët 2003.

Një faktor i cili tregon forcën e Liverpool në shtëpi.

Ndeshja e cila fillon në 16:45 me shumë mundësi e fundit që Jurgen Koop do ketë me Manchester Cityn, pasi ka lajmëruar largimin e tij në fund të sezonit. Në konferencën për shtyp trajneri gjerman deklaroi se ‘Guardiola është trajneri më i mirë në botë’ dhe se këtë e ka treguar nga sezoni në sezon me trofetë e fituar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit