21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 miliardë Euro për Ballkanin/ Kushtet e vështira që Shqipëria të marrë fonde

Kryesoret

Në dy komisione të Parlamentit Evropian pritet të miratohet të hënën në mbrëmje raporti për pozicionin e këtij institucioni të BE-së për planin për zhvillim dhe reforma për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – një paketë prej gjithsej 6 miliardë eurosh dedikuar investimeve në këto vende.

Ky votim është pjesë e procedurës së rëndomtë, në mënyrë që vendimi i BE-së të bëhet formal. E, për t’u bërë formal, hapi i fundit është që për këtë vendim, të propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian, të pajtohen në negociata të përbashkëta Këshilli i BE-së që përfaqëson 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian.

Fjala është për një prej paketave më ambicioze që Bashkimi Evropian ka planifikuar për vendet e rajonit, të cilat synojnë anëtarësimin në BE.

Kjo paketë është e veçantë, krahas fondeve që tashmë janë në dispozicion në kuadër të programeve të para-anëtarësimit, të njohura me shkurtesën IPA.

Me këtë plan, BE-ja synon të stimulojë rritjen ekonomike në gjashtë vendet e rajonit, paralelisht të ndihmojë procesin e reformave dhe, në këtë mënyrë, t’u ndihmohet këtyre vendeve që të bëhen gati sa më shpejt për t’u anëtarësuar në BE.

Sipas këtij plani, që fillimisht e ka paraqitur Komisioni Evropian e tash e ka mbështetur edhe Këshilli, për vendet e rajonit do të ndahen 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro do të jenë në formën e kredive të favorshme. (Lexo Ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit