Deputeti Agron Shehaj i ftuar në “5Pyetja” nga Ilir Babaramo, dha qëndrimin e tij se përse qëndron kundër ligjit investimet strategjike, të cilin ai e sheh si një përfitim personal të përfaqësuesve të maxhorancës. Shehaj u shpreh se të “vjedhurit” nga ky ligj janë pronarët e pronave, të cilët sipas tij humbasin pronën padrejtësisht.
“Po flasim për 4.4 miliard. Vihuni një sekondë në vend të ati pronarit të tokës ku shteti s’po i merr pronën për të ndërtuar një rrugë. I morën tokë i thonë mos u mërzit se s’ta morëm tokën për ty, se ky ministri do ndërtoj te prona jote do hapi vende pune do sjelli turist mos e vrit mendjen ti. I është marrë prona, me dhjetëra mijëra pronar tokash që parën vështirësi të merrnin letrat si fillim dhe tani ja morën prapë” tha deputeti.
Agron Shehaj tha gjithashtu se duhet të dihet se kush do i bëjë këto investime në rritjen e turizmit, ku sipas tij do jenë ndërtime nga privati, të cilët i quan shokë të Ramës.
“Kjo është një çështje politike ku duhet të dihet kush do investoj kush do e rrisi turizmin. Pronarët, bizneset apo vet njerëzit e zgjedhur nga qeveria, apo vet anëtarët e qeverisë. Tani ne kemi dy raste me emër mbiemër që nuk janë të fshehur. Xhaçka ka falsifikuar letrat për të dalë pronare asaj prone.
Thelbi është mohimi i mundësive për atë që janë pronarë, i merret prona jo që të ndërtoj shteti por të ndërtoj privati, Rama dhe shokët e tij. Këtu kemi të bëjmë me një grup njerëzish që morën pshtetin kapën dhe ekonominë” tha Agron Shehaj.