Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat është shprehur se biznesi është katandisur në ditët më të këqija.
Ai u shpreh se bizneset e ndershme po falimentojnë pasi në treg ka shumë biznese të cilat po pastrojnë paratë e pista.
“Bizneset e ndershme po falimentojnë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë. Mbyllja e bizneseve godet të gjitha shtresat e shoqërisë. Me këto ritme, në 10 vitet e ardhshme do falimentojnë të gjitha bizneset e ndershme. Rama po përqendron pasurinë tek pak duar. Pastrimi i parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar po shkatërron tregun e lirë.
Gjithashtu, edhe informaliteti është tepër i lartë, jo vetëm në vendin e punës, por edhe në transaksione. Pronat po blihen me para me prejardhje të dyshimtë. Edhe borxhi publik është rritur me shifra alarmuese. Borxhi për banor është rritur thuajse 2-fish”, u shpreh Meta.