Negociatat e PS-së me grupin e Sali Berishës janë drejt fundit. Ditën e martë pritet të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit Konferenca e Kryetarëve.
Burime mediatike pohojnë se në këtë mbledhje do të diskutohet ndryshimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit, ku do të futen në rendin e ditës dhe ngritja e dy komisioneve hetimore.
Ditën e sotme teksa vijojnë negociatat mes shumicës dhe opozitës, diplomati i SHBA në Tiranë, David Wisner është takuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla ditën e sotme.
Gjatë takimit, kryetarja e Kuvendit se ka informuar Wisner mbi përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet.
Diplomati amerikan Wisner vuri në dukje se SHBA dhe partnerët e Shqipërisë do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në konsolidimin e demokracisë, fuqizimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin euro-atlantik si edhe vlerësojnë angazhimin e institucioneve shqiptare në përparimin e vendit.
Negociatat PS-PD, shefi i ambasadës amerikane takon Nikollën