Policia ka arrestuar 4 persona të cilët pak ditë më parë vodhën 14 kuaj dhe kamion me të cilin t’i transportonin.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
– R. Ç., 40 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë;
– A. R., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, Himarë;
– N. M., 39 vjeç dhe R. Th., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Nivicë, Himarë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
2 nga të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kuajt e vjedhur dhe kamioni.