Janë zbardhur detaje të reja me atentatin në Shkodër mbrëmjen e sotëm, ku mbetën të plagosur dy persona. Mësohet se makina e cila u gjet e djegur ishte e autorëve. Sipas asaj që raporton policia në makinën që shpërtheu në flakë kanë qenë brenda tre persona, dy prej të cilëve u plagosën. Ata janë Gjergj Ndërshtiqa dhe Gjon Nika.
Autorët e atentatit kanë qëlluar me kallashnikov drejt makinës së “shënjestrave” duke e shpërthyer në flakë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën këqyrjen e tyre për identifikimin e autorëve.
Ndërsa policia informon se makina e autorëve është gjetur e djegur disa metra larg vendit ku u krye atentati.