-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Larje hesapesh’ në Katalonjë, Barcelona dhe Napoli zbulojnë ‘armët’

Kryesoret

Spektakli është i sigurt, kush do kalojë turnin? Ngelet për tu parë. Barcelona dhe Napoli sfidojnë njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme në Champions League. Një larje hesapesh e cila nuk njeh favorit pas ndeshjes që u pa në “Maradona” ku gjithçka u mbyll në shifrat 1-1. Beteja e kthimit do zhvillohet në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, një përballje në të cilën luhet fati i sezonit, siç është cilësuar dhe nga dy trajnerët Xavi dhe Calzona.

Tekniku spanjoll nuk ka ndryshuar skemë loje, por plagët në formacion dallohen, si pasojë e dëmtimeve të shumta.

Në portë do jetë “gjigandi” gjerman, Marc-Andre ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë Coao Jancelo e Jules Kounde, me qendrën që mbulohet nga Ronald Araujo e Cubarsi. Treshja e mesfushës plotësohet nga Gundogan, Fermin Lopez e Christensen, ndërsa në sulm qëndron treshja, Raphinha, Lamine Yamal e Robert Leëandoëski.

Francesco Clazona  gjithashtu ka vendosur të përdorë formulën 4-3-3, ku mes shtyllave është vendosur “mjeshtri” italian, Alex Meret. Mbrojtja me katër përbëhet nga Di Lorenzo, Maroi Rui, Juan Jesus e Amir Rrahmani. Në mesfushë qëndrojnë Lobotka, Zambo-Anguissa e Hamed Traore, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kvicha Kvaratskhelia, Victor Osimhen e Mattia Politano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit