-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthimi i normalitetit në Parlament, reagon SHBA dhe BE: Thelbësore për çdo demokraci

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagon pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare, ndërsa socialistët kanë pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Ndërsa palët janë angazhuar në bisedime prej ditësh, ajo që dihet deri më tani është arritja e dakordësisë për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit” thuhet në reagimin e ambasadës.

“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve” thekson BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit