-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

80 plumba drejt tyre, flasin dy të plagosurit: U fshehëm poshtë makinës

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga atentati mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Fatmirësisht nuk kishte të vdekur. Shpëtuan për mrekulli. Dy të plagosurit deklaruan për hetuesit se nuk i panë autorët dhe nuk kanë arritur t’i identifikojnë. Nga atentati mbrëmjen e së martës në Grudë të Re mbetën të plagosur kunetërit Gjon Nika 30 vjeç dhe Gjergj Ndërshtiqaj 28 vjeç, ky i fundit student në Akademinë e Sigurisë. Objekt i atentatit dyshohet se ishte Nika.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”, thanë të plagosurit.

Më shumë se 80 gëzhoja kallashnikovi u gjetën në vendngjarje. Sipas dëshmitarëve, kanë qenë 4 persona që morën pjesë në atentat, nga të cilët 3 qëllonin me armë. Në makinën e djegur që kishin lënë pas autorët, grupi hetimor gjeti edhe 3 armët kallashnikov të përdorur në atentat, që janë dërguar për ekspertim. Policia ka shoqëruar 20 persona në lidhje me këtë ngjarje, por nuk ka ende të dhëna për identitetin e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit