Një kamion me targa kosovare ka dalë nga rruga mesditën e sotme gjatë segmentit Milot-Rrëshen në rrugën e Kombit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shoferi i kamionit është plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.